Takimi me shoqëruesin e grupit 2 orë përpara fluturimit. Udhëtimi me avion direkt Tiranë – Malaga. Nisja në orën 18:10, mbërritja në aeroportin e Malagës në 21:35. Pas proçedurave aeroportuale, transferim për në hotel. Sistemimi dhe fjetje në hotel në Malaga.
Dita e Dytë
Mëngjesi në hotel dhe nisja për në Cordoba. Vizitë në qytet, ku do të eksplorojmë atraksionet kryesore:
Mezquita-CatedralUra RomakeLagja historike Judería
Do të kemi kohë për drekë dhe shëtitje të lirë në qendrën historike. Pasdite, nisja për në Sevilje(udhëtimi zgjat ~1h 45min). Sistemimi në hotel dhe mbrëmja e lirë. Opsionale: shfaqje Flamenco me pagesë ekstra €40/person.
Dita e Tretë
Mëngjesi në hotel. Vizitë e plotë në Sevilje, duke përfshirë atraksionet kryesore:
Alcázar i Seviljes(prenotim paraprak, pagesë ekstra)Katedralja e Seviljes dhe Kulla GiraldaPlaza de España dhe Parku Maria Luisa
Pasdite e lirë për shopping ose shëtitje në lagjen Triana. Kthimi dhe akomodimi në hotel.
Dita e Katërt
Pas mëngjesit në hotel, nisja për në Malaga(udhëtimi zgjat ~2h 30 min). Vizitë panoramike në qytet, duke përfshirë:
Alcazaba dhe Katedralja e MalagësPorti dhe shëtitjet në rrugicat historikeKohë e lirë për suvenire dhe drekë sipas dëshirës
Pas vizitave, nisja drejt aeroportit për fluturimin Malaga – Tiranë në 22:20, me mbërritje në Tiranë në 01:35 të mëngjesit. Fundi i shërbimit tonë.
POLITIKAT E FËMIJËVE
– Fëmijët 0–1.99 vjeç: paguajnë 130€ total- Fëmijët 2–9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit- Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur.
Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim: • Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes. • Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara. • Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme. Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.
– Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar. – Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet. – Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes – Pagesa e bërë është e pakthyeshme. – Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore. – Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj. – Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje) – Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi – Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale. – Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).
► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT. SUGJERIM: NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!
Included
Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
Akomodimi në hotel 3* ose 4*
Bileta e avionit vajtje – ardhje.
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
Transfertat dhe shëtitjet me autobus sipas program