RIVIERA ITALIANE: 5 TERRE, PORTOFINO, 3 DITË €359
►27-29 Mars, €359/person
Itinerari i fluturimit:
Tirana – Pisa 06:00-07:50
Genoa – Tirana 23:05-00:50
*PERFSHIHET NE CMIM 5 TERRE TRENO CARD*

- Dita e Parë:
- Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin, rreth 3 orë përpara fluturimit.Fluturimi direkt Tiranë – Pisa. Mbërritje në aeroportin e Pisës, pas përfundimit të procedurave aeroportuale, nisemi me automjet drejt Rivierës Italiane.Ndalesa jonë e parë është Portofino, një nga destinacionet më elegante dhe piktoreske të Italisë. Vizitë panoramike në qendrën e vogël të qytetit, shëtitje në portin karakteristik me jahtet luksoze dhe kohë e lirë për kafe, foto dhe relaks buzë detit. Mundësi për shëtitje drejt pikave panoramike që ofrojnë pamje mahnitëse mbi gjirin.Pas vizitës në Portofino, vazhdojmë udhëtimin drejt La Spezia.
Mbërritja, sistemimi në hotel dhe mbrëmje e lirë për shëtitje ose darkë në qytet.
Fjetje në La Spezia. - Dita e Dytë
- Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit, nisemi drejt stacionit të trenit në La Spezia, nga ku do të udhëtojmë me tren lokal për të zbuluar fshatrat e famshëm të Cinque Terre.Vizitat përfshijnë: - Riomaggiore – fshati i ndërtuar mbi shkëmb, me rrugica të ngushta dhe shtëpi shumëngjyrëshe që zbresin drejt detit. Shëtitje dhe ndalesa për foto.Manarola – një nga pamjet më ikonike të Rivierës Italiane, ideale për fotografi panoramike dhe pushim të shkurtër.
- Vernazza – fshat i gjallë me port të vogël, rrugica karakteristike dhe mundësi për drekë të lirë në restorante tipike buzë detit.
- Monterosso al Mare – fshati më i madh i Cinque Terre, i njohur për plazhin e tij me rërë dhe shëtitoren buzë detit. Pas përfundimit të turit me tren, rikthehemi në La Spezia dhe më pas nisemi me automjet drejt Genoa-s.
Mbërritja në Genoa, sistemimi në hotel dhe mbrëmje e lirë.
Fjetje në Genoa. - Dita e Tretë
- Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit, fillojmë vizitën panoramike të Genoa-s, një nga qytetet më të rëndësishme historike dhe detare të Italisë.Gjatë turit do të vizitojmë: - Via Garibaldi, e njohur për pallatet aristokrate dhe arkitekturën madhështorePiazza De Ferrari, sheshi kryesor dhe zemra e qytetit
- Katedralja e San Lorenzo, simbol i Genoa-s
- Porti i Vjetër, ku ndodhen Akuariumi i famshëm i Genoa-s dhe Galata Museo del MareKohë e lirë për drekë, shëtitje në qendrën historike, blerje suveniresh ose shijim të kuzhinës lokale.Më pas nisemi drejt airportit të Genoa-s.
Fluturimi Genoa – Tirana në orën 23:05, me mbërritje në Tiranë në orën 00:50. - 0POLITIKAT E FËMIJËVE-
- Fëmijët 0–1.99 vjeç: paguajnë 130€ total- Fëmijët 2–9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit- Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur.
- Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
• Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
• Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
• Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.
– Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
– Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
– Per femijet 0-1.99 vjec cmimi i paketes eshte 130 euro.
– Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes
– Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
– Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
– Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
– Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
– Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
– Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
– Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).
► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.
SUGJERIM:
NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!
Included
- Akomodimi në hotel 3* ose 4*
- Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
- Bileta e avionit vajtje – ardhje.
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
- Cante shpine me permasa 40x30x20 cm (10 kg)
Not included
- Siguracioni i shëndetit në udhëtim
- Hyrja në monumente dhe muzeume.
- Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
- Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese
