STRASBOURG – COLMAR | Tren Panoramike në Alpe – ST. MORITZ – ZYRIH – LUCERNE LIQENI KOMO- MILANO

0


FESTAT E DHJETORIT 2026

Nisje 5 Dhjetor – Kthim 8 Djetor

  • 4 Ditë / 3 Netë
  • Çmimi: 549€
  • Nisja: 09:15 (Tiranë) → 11:25 (Karlsruhe / Baden-Baden)
  • Kthimi: 21:45 (Milano) → 23:40 (Tiranë)

KRISHTLINDJE 2026

Nisje 24 Dhjetor – Kthim 27 Djetor

  • 4 Ditë / 3 Netë
  • Çmimi: 639€

VITIR I RI 2027

Nisje 1 Janar – Kthim 4 Janar

Kthimi: 21:45 (Milano) → 23:40 (Tiranë)

COLMAR – STRASBOURG

4 Ditë / 3 Netë

Çmimi: 599€

Nisja: 06:30 (Tiranë) → 08:50 (Karlsruhe / Baden-Baden)

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Karlsruhe / Baden-Baden (Programi 5-8 Dhjetor) // Tiranë – Mulhouse (Programi 24-27 Dhjetor)
Pas formaliteteve aeroportuale, nisja me autobus drejt Colmar, një nga qytetet më karakteristike të Alsace.

Vizitë në këmbë në qendrën historike të Colmar, ku do të shohim shtëpitë tradicionale shumëngjyrëshe, rrugicat mesjetare dhe zonën e famshme La Petite Venise – Venecia e Vogël.
Në këtë periudhë qyteti është i dekoruar për festat e fundvitit dhe zhvillohen Tregjet e Krishtlindjeve të Colmar.

Kohë për drekë dhe më pas nisja drejt Strasbourg.
Pas mbërritjes, vizitë e qytetit:

  • Qendra historike Grande Île
  • Katedralja Notre-Dame de Strasbourg
  • Sheshi Kléber
  • Place Gutenberg
  • Lagjja karakteristike Petite France
  • Kanalet dhe urat historike të qytetit
  • Tregjet e Krishtlindjeve

Në mbrëmje akomodimi në hotel.
Fjetje në Strasbourg.

Dita 2

LUCERNE – ZYRIH

Mëngjesi në hotel.

Nisja drejt Zvicrës dhe qytetit të Lucernës, i pozicionuar në brigjet e Liqenit të Lucernës dhe i rrethuar nga Alpet Zvicerane.
Vizitë e qytetit:

  • Chapel Bridge – Kapellbrücke
  • Qendra historike
  • Lion Monument
  • Brigjet e Liqenit të Lucernës
  • Sheshet dhe rrugicat karakteristike të qytetit

Kohë për drekë dhe shëtitje.

Pasdite nisja drejt Zyrihut.
Pas mbërritjes, vizitë panoramike dhe në këmbë:

  • Bahnhofstrasse
  • Qyteti i Vjetër – Altstadt
  • Grossmünster
  • Fraumünster
  • Lumi Limmat
  • Brigjet e Liqenit të Zürich
  • Tregjet e Krishtlindjeve

Në mbrëmje akomodimi në hotel.
Fjetje në Zyrih.

Dita 3

ST. MORITZ – UDHËTIM PANORAMIK ME TRENIN E KUQ

Mëngjesi në hotel.

Nisja herët me autobus nga Zürich drejt St. Moritz, një prej destinacioneve alpine më të famshme të Zvicrës.
Udhëtimi kalon përmes peizazheve karakteristike zvicerane drejt kantonit Graubünden dhe Engadin.
Mbërritja në St. Moritz dhe kohë për një shëtitje të shkurtër në qendër dhe pranë liqenit.

13:55 – Nisja me tren nga St. Moritz

Fillon një nga pjesët më të bukura të udhëtimit: udhëtimi panoramik me tren përmes Alpeve Zvicerane, në itinerarin e famshëm të linjës së Berninës.
Gjatë udhëtimit do të shijojmë pamje spektakolare të:

  • Alpeve Zvicerane
  • Luginës Engadin
  • Morteratsch
  • Bernina Pass
  • Lago Bianco
  • Alp Grüm
  • Luginës së Poschiavo
  • Viadukteve dhe peizazheve alpine

Vazhdimi i udhëtimit drejt Tirano, në Itali.

Pas mbërritjes në Tirano, takimi me autobusin dhe nisja drejt Liqenit Como.
Mbërritja në mbrëmje dhe akomodimi në hotel.
Fjetje në zonën e Liqenit Como.

Dita 4

LIQENI KOMO – MILANO

Mëngjesi në hotel dhe check-out.

Nisja për vizitën e Como, një prej qyteteve më elegante të Lombardisë, i vendosur në brigjet e liqenit me të njëjtin emër.
Gjatë vizitës do të shohim:

  • Qendrën historike të Como
  • Duomo di Como
  • Piazza Cavour
  • Shëtitoren buzë liqenit
  • Portin dhe zonën historike

Pas vizitës, nisja drejt Milanos.
Mbërritja dhe fillimi i vizitës së kryeqytetit të Lombardisë:

  • Castello Sforzesco
  • Via Dante
  • Piazza del Duomo
  • Duomo di Milano
  • Galleria Vittorio Emanuele II
  • Teatro alla Scala
  • Qendra historike e Milanos

Kohë për drekë, shopping dhe për të shijuar atmosferën e qytetit.
Në periudhën e fund-nëntorit/fillim-dhjetorit Milano është i dekoruar për sezonin festiv, duke e bërë vizitën edhe më tërheqëse.
Pas përfundimit të vizitave, nisja drejt Aeroportit të Milanos.
Kalimi i procedurave doganore dhe nisja për në Tiranë me fluturim direkt (1 ore : 20 min)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *