https://www.accorhotels.com/B6T1

PERSHKRIMI RRETH RESORTIT

Namma Bay Promenade Resort 5* ndodhet në Sharm El Shikh, në rivierën e Detit të Kuq. Ky resort është i vendosur në zemër të Naama Bay dhe është në vijë të pare të bregdetit. Resorti është një ambient familjar, i cili ndahet në tre godina, nga ana e malit, ana e detit, ana e kopështit. Secila prej dhomave dhe suitave ka facilitetet e nevojshme,te pajisura me ballkon, ku secila prej tyre ofron pamje te bukur dhe relaksuese. Tipologjia e resortit është all inclusive,  e cila te lejon të shijosh kuzhinën vëndase dhe atë italiane e kineze në tre restorante të ndryshme. Për admiruesit e librave është dhe bibloteka në të cilën mund të kalosh kohë cilësore. Pjesë e pandashme janë baret ku të ofrojnë pije vëndase sipas dëshirës dhe snack të ndryshëm. Shërbimi në dhomë është 24h. Naama Bay Promenade ka 3 pishina nga të cilat një është për të vegjlit ku i bashkëngjitet dhe këndi i lojrave. Në të mund të gjeni ATM, dyqane dhuratash, parukeri. Largësia nga Sharm El Sheikh International Airport, rreth 11 km ose 15 min me taxi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *