►16 – 19 Maj €469/person
►13 – 16 Qershor €499/person

Itinerari i fluturimeve :
Nisja: Tirane 12:10 – 14:20 Nice.
Kthimi: Nice 14:55 – 16:50 Tirane. 

  • Dita e parëTakimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin, 3 orë përpara fluturimit.
    Fluturimi direkt Tirana – Nice 12:10 – 14:20.
    Mbërritje në Nice, pritja nga autobusi dhe transferimi drejt qendrës së Nice ku do të vizitojmë:-Vieux Nice (qyteti i vjetër)
    -Place Masséna
    -Promenade des Anglais
    -Bulevardet dhe hotelet luksoze

    Pas vizitave nisja drejt hotelit, sistemim dhe akomodim në hotel. Fundi i shërbimit për ditën e parë.
  • 2Dita e dytëMëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisja drejt Menton (~30 min).Vizitë e qytetit dhe shëtitje rreth 1 orë.
    Vazhdimi për Monaco / Monte Carlo (~30 min) ku do të vizitojmë:
    -Shkëmbi i Monacos
    -Pallati i Princit (nga jashtë)
    -Sheshi i Kazinos dhe zona e Monte Carlo.
    Pasdite vizitë në Èze, fshatin e ngushtë mes rrugicave dhe pamjeve panoramike të Mesdheut. (~20–30 min nga Monaco).
    Pas vizitave kthim në Nice për akomodim dhe mbrëmje të lirë.
  • 3Dita e tretëMëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisja drejt Saint-Tropez (udhëtimi zgjat 2 orë) (Opsionale, pagesë extra 20 euro/person)
    Shëtitje dhe vizitë e qytetit, porti dhe plazhet.
    Në kthim ndalesa në Cannes  ku do të vizitojme Boulevard de la Croisette, Pallati i Festivalit.
    Pas vizitës në Cannes, do të ndalojmë në Antibes (~30–45 min).
    Kthim në Nice për akomodim dhe mbrëmje të lirë.
  • 4Dita e katërtMëngjesi në hotel.
    Kohë e lirë për shëtitje të shkurtër dhe një kafe mëngjesi buzë deti në Côte d’Azur.
    Transferim direkt në aeroport për fluturimin Nice – Tirana 14:55 – 16:50.
  • 0POLITIKAT E FËMIJËVE- Fëmijët 0–1.99 vjeç: paguajnë 130€ total- Fëmijët 2–9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit- Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur.
  • 0POLITIKAT E UDHËTIMITProgrami i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
    • Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
    • Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
    • Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
    Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.

    – Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
    – Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
    – Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes 
    – Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
    – Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
    – Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
    – Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
    – Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
    – Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
    – Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).

    ► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.
     SUGJERIM:
    NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!

Included

  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Akomodim në hotel
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje.
  • Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus sipas program

Not included

  • Darka
  • Dreka
  • Gjithcka e papërmendur me sipër.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *