►15 – 19 Korrik €519/person ►19 – 23 Gusht €539/person Vizitohet: Costa Smeralda, Capo Cassia, Grotta di Nettuno , Stintino, La Pelosa Beach, Alghero
Dita e parë Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë – Alghero. Mbërritja në Aeroportin e Algheros. Transfer me autobus drejt Sassari (~40 min). Check-in dhe sistemim në hotel. Shëtitje orientuese në qendrën historike të Sassarit për grupin. Mbrëmje e lirë.
Dita e dytë Mëngjesi në hotel. Nisja herët me autobus për në zonën e Costa Smeralda (~2–2.5 orë). Vizitë panoramike në Porto Cervo. Më pas do të bëjmë një ndalese për fotografi dhe kohë të lirë pranë plazheve si Liscia Ruja ose Spiaggia del Principe. Qëndrim i lirë për plazh. Kthim në hotel në Sassari pasdite. Mbrëmja e lirë.
Dita e tretë Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisja me autobus drejt Stintino (~45 min). Do ti drejtohemi plazhit La Pelosa Beach – një copë parajsë verore në veri të Sardinies dhe një nga plazhet më ikonike të saj, ku do te kemi qëndrim të lire për plazh. Pasdite kthim në Sassari. Mbrëmja e lirë.
Dita e katërt Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisemi me autobus drejt portit të Palau (~2–2.5 orë), nga ku fillon një nga eksperiencat më të bukura të udhëtimit tonë. Do të kemi mundësi të zhvillojmë ekskursionin ditor me anije drejt Arkipelagu i La Maddalena, një zonë natyrore spektakolare e njohur për ujërat kristal, plazhet e bardha dhe peizazhet mahnitëse mesdhetare. Udhëtimi me anije fillon në orën 09:30.Gjatë lundrimit i cili zgjat rreth 7 orë, do të vizitohen ishujt më të bukur të arkipelagut si: • Spargi – ndalesë për plazh në gjirin e famshëm Cala Corsara me rërë të bardhë dhe ujëra kristal. • Budelli – panoramë e ishullit dhe e plazhit të famshëm me rërë rozë. • Santa Maria – ndalesë për not në pishinat natyrore dhe relaks në plazhet e virgjëra. • Vizitë në ishullin kryesor La Maddalena, me mundësi shëtitjeje në qendrën historike dhe rrugicat karakteristike të ishullit.Gjatë ditës parashikohen disa ndalesa për plazh dhe relaks, ndërsa në bord ofrohen ambiente komode, shërbim bar-restoranti dhe guida informuese gjatë udhëtimit.Kjo shëtitje e mrekullueshme është sipas dëshirës dhe ka kosto ekstra. Ekskursioni pefundon rreth orës 17:00. Kthimi në portin e Palau dhe më pas transferimi me autobus drejt hotelit. Mbrëmje e lirë.
Dita e pestë Mëngjesi në hotel dhe check-out. Transfer drejt Alghero (~35 min). Shëtitje panoramike e qendrës historike të Algheros: muret katalanase, Piazza Civica, porti, kohë për të konsumuar kafe buzë deti.Rreth orës 14:00, nisja drejt Aeroportit të Algheros. Fluturimi Alghero – Tiranë 16:25 – 18:10.
Përfshihet:
Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
Bileta e avionit vajtje – ardhje.
Transfertat dhe shëtitjet me autobus sipas program