AMSTERDAM – GIETHORN – ROTERDAM – HAGE – ZAANSE SHANS – BRUKSEL
TETOR 2025
Nisje 28 Nentor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 577€
Oraret e Fluturimit: Nisja 28 Nentor 06:45 nga Tirana (mberritja ne 09:45 ne Eindhoven) – Kthimi 1 Dhjetor 21:00 nga Brukseli (mberritja 23:30 ne Tirane)
TETOR 2025
Nisje 24 Dhjetor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 597€
Oraret e Fluturimit: Nisja 24 Dhjetor 06:45 nga Tirana (mberritja ne 09:45 ne Eindhoven) – Kthimi 27 Dhjetor 20:40 nga Brukseli (mberritja 23:10 ne Tirane)

PROGRAMI I DETAJUAR
Dita 1 : AMSTERDAM
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Eindhoven. (3 orë)
Nisja me autobuz drejt Amsterdamit ku në shoqërinë e guidës fillojmë vizitat e qytetit ku do të keni mundësinë të vizitoni pjesën e vjetër dhe të re të Amsterdamit.
Vizitohet Sheshi Magna. Veshja e jashtme e Pallatit mbretëror është fasada më e bukur e Sheshit Magna.
Vizitë në muzeumin Rijks në Amsterdam, Shtëpitë tregtare të shekullit të 17-të dhe kishat me këmbanat e tyre të shek 16 dhe 17.
Pas viziave kthimi në hotel dhe mbrëmje e lirë.
Fjetia në Amsterdam.
Dita 2: AMSTERDAM – ZAANSE SCHAN – GIETHORN
Mëngjesi në Hotel.
Transfertë në fshatin turistik Zaanse Schan, për të shijuar peisazhet unikale me mullijtë e erës, te një ndër atraksionet turistike më të vizituar të Amsterdamit.
Pas vizitës në Zaanse Schans, udhëtojmë drejt një tjetër lokacioni magjepsës ts Hollandës, si Giethorn, i njohur edhe si “Venecia e Veriut”, pasi Giethorn është i aksesueshëm plotësisht vetëm nëpërmjet varkave dhe Gondolave.
Vizitë në Giethorn. Opsionale shëtitje me varka turistike.
Pas vizitës në Giethorn kthimi në hotel.
Mbrëmje e lirë për të shijuar jetën e natës të qytetit.
Fjetia në Amsterdam.
Dita 3 : HAGE – ROTERDAM – EINDHOVEN
Mëngjesi në Hotel.
Vizite ne qendrën e Eindhoven. Pas vizitës nisja për në Hagë ku vizitohen: Parlamenti dhe Pallati i Paqes.
Vazhdimi më pas i udhëtimit në Roterdam, ku ndalojmë për të vizituar portin e vjetër Oude Haven.
Pas vizites së Roterdamit kthimi ne Eindhoven
Akomodimi ne hotel.
Mbrëmje e lirë për të shijuar jetën e natës të qytetit.
Fjetia në Eindhoven
Dita 4: BRUKSEL
Mëngjesi në Hotel.
Pas mëngjesit nisja drejt Brukselit.
Vizitë panoramike e qendrës së qytetit ku vizitohen: Sheshi më i bukur i Brukselit Grand Place, Manneken Pis. Konsumimi i drekës në Bruksel dhe mundësi për të provuar cokollatat e famshme belge.
Pasdite Transferta për në aeroportin e Brukselit për fluturimin direkt Bruksel – Tiranë. (2 orë : 30 min)
Në çmim përfshihet
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Eindhoven dhe Bruksel — Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodimi në hotel 3 ose 4 Yje për 2 netë në Amsterdam dhe 1 natë në Eindhoven
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Guida në gjuhën shqipe gjatë Turit
6. Bagazh 20 kg + çantë me përmasa 40 x 30x 20cm deri në 10 kg.
7. Check in në aeroport në deskun e Wizz Air.
8. Ulesët e përcaktuar në aeroplan afëtr me personin që po udhëton
Shenime:
VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 50€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
► Kujdesi ndaj sendeve personale gjatë qëndrimit në aeroplan, autobuz, traget, është përgjegjësi individuale e klientit dhe jo e Operatorit
