Datat e udhetimit:
Nisje 18 Tetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 499€ 
Oraret e Fluturimit:
 Nisja 18 Tetor 09:15 nga Tirana (mberritja ne 11:20 ne Milano) – Kthimi 20 Tetor 18:05 nga Memmingen (mberritja 20:00 ne Tirane)


PROGRAMI I DETAJUAR

Dita 1: MILANO

Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën.
Nisja nga Tirana me fluturim direkt në Milano (1 ore : 55 min)
Pas mbërritjes në Milano, vizitë e qendrës së qytetit si : Palazo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala.
Pas vizitës së Milanos transferta në hotel në zonën e Monzas.
Akomodimi në hotel
Mbrëmje e lirë.

Dita 2: Treni Panoramik “BERNINA EKSPRESS”

Mëngjesi në Hotel.
Udhëtim me tren Milano Centrale – Tirano pergjate liqenit te Como-s. (09:20-12:52)
Mberritja ne Tirano.
– Vizite ne Santuario della Beata Vergine di Tirano, Chiesa di San Martino.
– Nisja e udhetimit me trenin e kuq panoramik Bernina Express, një udhëtim 4 orë (14:24-18:22) duke pershkruar 55 tynele dhe 196 ura pjesë e Trashëgimisë Botërore ëe Unesco-s.
– Mbërrijmë në Chur. Transferta me autobuz turistik për në Zyrih
Akomodimi në hotel në Zyrih
Mbrëmje e lirë.

Dita 3: LUCERNE

Mëngjesi në hotel.
Vizitë në Lucerne një ndër qytetet më të bukura te Zvicres, i cili njihej si “Qyteti i Urave” në Mesjetë. Në Lucerne vizitohen monumentet më të rëndësishme në qytet si Kulla e Ujit, Ura Kappelbrücke, Altstadt, Löëendenkmal, kisha e Shën Leodegar etj.
Nisja më për në aeroportin e Memingen
Kalimi i procedurave doganore dhe nisja nga Memingen për në Tiranë me fluturim direkt (1 ore : 50 min)

Në çmim përfshihet

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë –  Milano dhe Memingen – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodimi ne hote 4 yje për 1 natë në Milano dhe 1 natë në Zyrih.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Bileta e Trenit Panoramik BERNINA EXPRESS
6. Bileta e Trenit Milano Centrale – Tirano
7. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
8. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në çmim nuk përfshihet

a. Drekat dhe Darkat gjatë udhëtimit
b. Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
c. Taksat e qyteteve 8€ në total për 2 netët e cila paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit.

Shenime:

VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 3 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
► Kujdesi ndaj sendeve personale gjatë qëndrimit në aeroplan, autobuz, traget, është përgjegjësi individuale e klientit dhe jo e Operatorit

——————————————————

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *