Lujo Art & Joy eshte nje resort luksoz me 5 yje, me konceptin A la Carte All Inclusive i vendosur ne zonen e Bodrumit. Resorti ka ne dispozicion varietete zgjedhje persa i perket akomodimit per pushuesit duke filluar nga dhomat te cilat ndahen ne superiore, deluxe dhe tarrace deluxe, suita , family suite dhe vila ku te gjitha te ofrojne pamje unike nga laguna, kodrat apo deti. Arredimi dhe facilitetet neper dhoma jane te sofistikuara posacerisht per pushime luksoze te mirefillta. Lujo eshte i vendosur ne vijen e pare bregdetare ofron 4 plazhe private per pushuesit e tij, secili nga plazhet ka nje organizim te kuruar deri ne detaje per ju dhe te vegjelit tuaj. Mund ti zgjidhni sipas deshires nga ai me qeti deri tek me ai festivi. Pervec tyre resorti ofron 1 Aquapark dhe 6 pishina , te cilat jane dhe te brendshme dhe te jashtme, si per femije ashtu dhe per te rritur. Restorantet dhe baret jane dicka tjeter shume e rendesishme e resortit pasi jane 8 restorante, 9 bare dhe 2 pasticeri. Secili prej restoranteve ka nje koncept te ndryshem nga tjetri duke kombinuar bukur kulinarin qe ofron me ambjentin perreth, ato ndahen ne dy aziatike, italiane, vendase, greke, nje restorant i dedikuar posacerisht mishit, nje ushqimit te detit dhe nje me kuzhine internacionale. Ambientet qe i dedikohen femijeve jane gjithmone ne fokus duke i angazhuar ne sporte, njohuri dhe argetime nga me te ndryshmet. Nje alternative mjaft relaksuese eshte dhe Spa me sherbimet e saj, banjat turke, qendra estetike, pilates, yoga dhe shume e shume aktivitete qe mund ti zgjidhni sipas deshires tuaj.

Resorti ndodhet 16 km larg aeroportit, dhe 24 km larg Bodrumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *