Q PREMIUM RESORT

Resorti ndodhet ne Alanya/Antalya ne vijen e pare bregdetare. Eshte nje resort me 5 yje ku akomoditeti qe ofron eshte mjaft i kendshem per familjaret. Dhomat jane te ndara ne standarte, familjare dhe jacuzzi. Secila prej tyre eshte me facilitetet e nevojshme. Tek Q Premium Resort jane 4 restorante me kuzhine vendase, ushqime deti, italian dhe meksikan. 6 bare jane ne sherbimin tuaj ku pervec pijeve mund te konsumoni ndonje snack. Persa i perket argetimit pervec plazhit privat ne te ndodhen dhe 2 pishina te jashtme dhe nje e brendshme per adult, 2 pishina per femijet ku ndahen ne te brendhsme dhe te jashtme. Shume prane pishinave per femije gjendet dhe kendi i lojrave ku orare pas orari zhvillohen aktivitete te ndryshme me animacione dhe jo vetem. Spa palestra dhe banjat turke jan te aksesueshme sipas deshires tuaj. Ne te gjithashtu do te gjeni Exchange, Atm.
Q Premium Resort ndodhet 95 km larg nga qendra, 85 km nga aeroporti.
