SAVOY SHARM EL SHEIKH

SAVOY SHARM EL SHEIKH është një resort me 5 yje, premium all inclusive, i cili ndodhet në vijë të parë bregdetare në qendër të Plaza SOHO, ofron një mjedis tropikal, dhoma luksoze, 5 pishina nga të cilat 3 janë për adult dhe 2 për fëmijë. Dhomat në Savoy Sharm El Sheikh Hotel janë të pajisura me një ballkon ose tarracë private me pamje panoramike të kopshteve, pishinave ose Detit të Kuq. Hoteli Savoy Sharm El Sheikh ka 6 restorante të kuzhinës nga e gjithë bota, duke përfshirë aziatikë, italian dhë mesdhetar. Ka 5 bare, ku mund të shijoni pijë, muzikë live dhë nargjile. SOHO Square Sharm el Sheikh përfshin restorante, kafene bare, qendër mjeksore, parukeri gjithashtu një klub për fëmijë. Aeroporti Ndërkombëtar Sharm el-Sheikh është 8 km larg. Në shërbim është i disponueshëm dhe autobusi i hotelit me tarifë extra.
