STAR BEACH VILLAGE & WATER PARK

PER ME SHUME INFORMACION KLIKO NE FOTO

PERSHKRIM RRETH RESORTIT

Star Beach Village eshte i vendosur në plazhet e bardha të Hersonissos, Kretë. Resorti ka një pishinë 700 m2 me lojëra ne ujë dhe nje park ujor teper te veçantë. Të gjitha objektet dhe restorantet jane vetëm 5 minuta më këmbë nga hoteli.Ambienti është piktoresk me palma të bukura dhe i mbajtur gjithmonë i pastër.Ka zona të shumta pishinash,rreshqitese për fëmijë të vegjël dhe plazhi eshte shume i bukur. Sa i përket ushqimit,restoranti kryesor Minos ofron nje diversitet ushqimesh për të gjitha shijet dhe zgjedhje të ndryshme çdo ditë.Per personat me nevoja të veçanta dietike,shefat jane te gatshem për të gatuar diçka të veçantë.Vaktet sherbehen në një ambient të kendshem duke ofruar një menu të frymëzuar nga prejardhja lokale.Sherbim all Inclusive me pije dhe ushqime (përfshirë akulloret) falas gjatë gjithë ditës.Filloni ditën tuaj duke shijuar një mëngjes të freskët në resort dhe vazhdoni në zonën e pishinës, duke provuar kokteje freskuese dhe ushqime të lehta në barin e pishinës apo në mjedisin e mrekullueshëm të restorantit me pamje nga deti. Per te rinjte organizohen cdo dite shkuma party ne pishine.Star Beach është një nga parqet argëtuese bregdetare të para dhe më të njohura në Evropë. Ai eshte vendi ideal per pushimet familjare. Aktivitetet specifike për fëmijë dhe postat aventureske sigurojnë nje ‘time out’ maksimal.Aeroporti eshte vetem 25 km larg.